SKANDAL: Harta e Kosovës me flamurin e Serbisë shfaqet në një panel diskutimi në Mitrovicë të Veriut, pjesëmarrës pati edhe nga UP

SKANDAL: Harta e Kosovës me flamurin e Serbisë shfaqet në një panel diskutimi në Mitrovicë të Veriut, pjesëmarrës pati edhe nga UP

Studentët e bllokadës së Fakultetit të Drejtësisë në Novi Sad, qëndruan sot në Mitrovicë të Veriut.

Në takimin që prioritar kishte një panel diskutimi për Kosovën, u shpalos një banderolë e madhe me hartën e Kosovës dhe flamurin e Serbisë në të.

Në njoftim bëhet e ditur se në diskutimin e panelit të ashtuquajtur “Kosova dhe Metohia – 25 vjet bllokadë”, pati edhe “kolegë nga Universiteti i Prishtinës”.

“Momente të tilla bashkëjetese janë vërtet të paharrueshme” thuhet në njoftim.

Ende nuk dihet nëse të pranishmit nga UP-ja ishin studentë të komunitetit serb që pranojnë ideologjinë e imponuar nga Beogradi, apo ishin studentë shqiptarë./Periskopi/

Shpërndaje në: