Skandali i Safet Gjicit, zgjedhjet neser në Kukës, gati 46 mijë qytetarë do të zgjedhin kreun e ri të bashkisë

Skandali i Safet Gjicit, zgjedhjet neser në Kukës, gati 46 mijë qytetarë do të zgjedhin kreun e ri të bashkisë

Gati 46 mijë qytetarë të Bashkisë Kukës do t’u drejtohen kutive të votimit këtë të diel për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.Në garë për të marrë postin e të parit të qytetit janë dy kandidatë, Emri Vata i regjistruar nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj nga Partia Socialiste, ndërsa Partia Demokratike zyrtare, ndonëse u regjistrua si subjekt garues, nuk paraqiti kandidat.

“Janë 74 qendra votimi në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit në këtë bashki. Nga këto një është në qendër votimi në institucionin e paraburgimit që ndodhet në këtë bashki,” deklaroi komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Zgjedhjet e pjesshme të 24 shatorit do të kushtojnë rreth 25 milionë Lekë, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka kërkuar fond shtesë nga Qeveria.

“Nuk ishte e nevojshme për buxhet shtesë, pasi nga zgjedhjet e 14 Majit rezultoi se ka kursime që mundësojnë këtë proces zgjedhor”.Pjesëmarrësve në votim do t’u dorëzohet vetëm një fletë votimi, ajo për kryetarin e bashkisë, pasi për këshillin bashkiak gjithçka mbetet sipas rezultatit të 14 majit.

Shpërndaje në: