SKANDALOZE: Një person, LIVE në një televizion të Kosovës thotë se do t’kishte varur njerëz në shesh

SKANDALOZE: Një person, LIVE në një televizion të Kosovës thotë se do t’kishte varur njerëz në shesh

Aktivisti i çështjeve kombëtare, Fehmi Berisha ka shprehur gatishmëri t’u kryej vrasjet e regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri edhe në Kosovë.

Berisha kërcënuar publikisht edhe komentatorin politik, Halil Matoshi, pasi ka thënë se diktatori Enver Hoxha ka qenë kryenacionalisti më i madh i të gjithë kohërave në historinë e Shqipërisë.

Sipas tij, Hoxha dërgoi profesorë e mësues në Kosovë, ndërsa përmendi një deklaratë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Madje, ai shkoi aq thellë në deklaratë saqë u shpreh se Berisha kishte deklaruar se 5680 shqiptarë janë vrarë në kohën e regjimit të Enver Hoxhës dhe njëjtë do të kishte bërë ai në Kosovë.

Lidhur me këtë, ai tha se aq njerëz do t’i persekutonte në sheshet e Prishtinës.

‘Enver Hoxha ka qenë kryenacionalisti më i madh në historinë e Shqipërisë. Sali Berisha e ka dhënë shifrën 5 mijë e 680 të vrarë gjatë periudhës së sundimit të Enver Hoxhës. Unë aq për 24 orë sonte në Kosovë i kisha vjerrë në sheshin e Prishtinës”, u shpreh ai në Kanal 10.

“Dhunën sot e kini në Kosovë, degradimin. Sa vrasje janë bërë në Shqipëri e Kosovë, prej se ka vdekur Enver Hoxha. Për çdo ditë kemi vrasje monstruoze në Shqipëri”, shtoi ai.

Më pas i është kundërpërgjigjur Matoshi, i cili tha se ai do të duhej të arrestohej për një deklaratë të tillë.

“Unë jam prej atyre që e respektoj lirinë e shprehjes sepse kam vuajtur vetë për këtë. Një televizion me valë nacionale me u fol për vrasje në mënyrë të hapur nga një vend të lirë, sonte Prokuroria e çdo shteti do ta arrestonte këtë. Kjo është sekt apo besim politik. Për shkak të besimit të çmendur marrin jetë të njeriut. Thirrje e hapur për luftë civile e vrasje të njerëzve”, i tha Matoshi Berishës, transmeton Paparaci.

“Të parin do të kisha me vjerrë Halil Matoshin”, iu kundërpërgjigj Berisha me gjuhë kërcënuese gazetarit Matoshi.

Ky i fundit i tha atij “pushka top t’u boftë”.

Më pas, moderatori Kushtrim Sadiku ia ndërpreu fjalën Berishës për shkak të gjuhës së përdorur.

Shpërndaje në: