Kryetari i Malishevës: Të hamë bukë e kryp nja dy javë ditë, se nuk bahet nami

Kryetari i Malishevës: Të hamë bukë e kryp nja dy javë ditë, se nuk bahet nami

Kryetari i Komunës së Malishëves, Ragip Begaj ka folur pas konfirmimit të 17 rasteve të reja nga kjo komunë.

Begaj ka thënë se duhet të ndalet çdo lëvizje, duke thënë se dy javë duhet izolim total dhe se nuk dilet asesi nga shtëpitë për dy javë.

“Kërkojmë që qytetarët të izolohen këto ditë. Ky është apeli im ndaj qytetarëve të Malishevës. Bukë e krip për 2-3 javë ditë se nuk bahet nami, që ta ruajmë jetën tonë. Nuk kemi frikë dhe jam i bindur Zoti jep jetë dhe merr jetë, jemi besimtarë dhe do ta kalojmë këtë situatë. Mbyllemi për pak ditë që ta kalojmë këtë të keqe”, ka thënë Begaj në Klan Kosova, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë këto raste konfirmojnë se qytetarët nuk kanë qenë të kujdesshëm.

“Kjo që na ka ndodhë neve tbonë me kuptu që ne nuk jemi kanë të kujdesshëm, nuk ka punë këtë ditë këto ditë ka vetëm izolim”.

“Shpresoj që niveli qendror të ketë një çasje pak më ndryshe ndaj Malishevës”

Tutje kryetari ka thënë se ‘nga nesër do të mbyllen të gjitha lokalet përveç atyre ushqimore”./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: