Skuadra e Ballkanit shpëton nga Tragjedia gjatë kthimit për Prishtinë

Skuadra e Ballkanit shpëton nga Tragjedia gjatë kthimit për Prishtinë

Skuadra e Ballkanit është përballur me një moment i cili mund të ishte tragjik gjatë kthimit në Prishtinë.

Aeroplani i cili ishte duke fluturuar drejt Prishtinës, është detyruar të ktheht përsëri në Pragë, pasi është plasaritur dritarja e pilotit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Arlind Sadiku.

Fatmirësisht të gjithë personat që ishin në ekuipash janë mirë.

“Ekipi i Ballkanit detyrohet të kthehet në Pragë, falë Zotit shpëtuam mrekullisht

Derisa ishim duke fluturuar drejt Prishtinës, dritarja te piloti është plasaritur. Gjatë kthimit urgjent në Pragë, plasaritja është zmadhuar.

I gjithë ekuipazhi që ndodhej në aeroplan është shëndosh e mirë, falë Zotit”, ka shkruar Sadiku.

Shpërndaje në: