Skuadra kosovare që ka tifozë të zjarrtë nis ndërtimin e stadiumit

Skuadra kosovare që ka tifozë të zjarrtë nis ndërtimin e stadiumit

Sipas menaxherit të projektit të ndërtimit të stadiumit të futbollit Ilir Koraçi, shuma e mjeteve të cilat do të investohen në këtë projekt është 266 mijë e 397 euro mjete të ndara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Kaçanikut, ndërsa projekti do të realizohet në periudhën dy vjeçare, njofton transferimet.com.

Nga ky projekt i rëndësishëm për Komunën e Kaçanikut do të përfitojnë të rinjët të cilët dëshirojnë ta përvetësojnë talentin e tyre në futboll në kuadër të klubeve sportive të futbollit.

Komuna e Kaçanikut tashmë është orientuar në zhvillimin e infrastrukturës sportive, përkatësisht në krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin dhe promovimin e sportit në tërësi në qytetin e Kaçanikut. /Transferimet.com/

Shpërndaje në: