‘Skuqet’ ambasadori rus në Poloni, sulmohet nga protestuesit

‘Skuqet’ ambasadori rus në Poloni, sulmohet nga protestuesit

Janë publikuar pamjet e para pasi që ambasadori rus në Varshavë është sulmuar me ngyrë të kuqe nga turma e protestuesve në kryeqytetin polak, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Protestuesit rreth tij kanë brohoritur “fashistët” teksa e hodhën ngjyrën në drejtim të ambasadorit.

Sergei Andreev ishte duke u përpjekur për të vendosur lule në pllakatën e ushtarëve sovjetikë në “Ditën e Fitores”.

Pamjet e incidentit gjithashtu u shpërndanë nga agjensia ruse, RIA, por thirrjet e turmës janë larguar nga video. /Periskopi/.

Shpërndaje në: