‘Sky Sports’ publikoi statistika të rrejshme për debatin Ronaldo-Messi, gënjeshtra për trofetë e argjentinasit

‘Sky Sports’ publikoi statistika të rrejshme për debatin Ronaldo-Messi, gënjeshtra për trofetë e argjentinasit

Mbrëmjen e kaluar ka bërë bujë të madhe debati për lojtarin më të mirë në historinë e futbollit, me dy emrat e lakuar Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

Në studiot e ‘Sky Sports’ ishin Neville e Carragher, i pari që argumentonte pro-Ronaldo, kurse i dyti mbante anën e argjentinasit.

Megjithatë, duket se edhe mediumi favorizonte portugezin, ndoshta pse ai luan tashmë në Preimer League.

Ajo që ra në sy ishte falsifikimi i statistikave nga mediumi prestigjioz. Të gjitha gabimet e bëra shkonin në favor të Ronaldos, gjë që shtyu tifozët të besojnë se kjo ishte e qëllimshme.

Gabimi i parë shihet te trofetë e fituara me kombëtare, ku te Messi shënohen 0 trofe, kurse vetëm disa javë më parë ai fitoi Kupën e Amerikës.

Më pas ishte edhe një lëshim në numrin e fituar të Ligës së Kampionëve, ku argjentinasit iu shënuan vetëm tre sosh, derisa ai ka katër.

Më poshtë mund ta shihni tabelën që u publikua dje nga ‘Sky’ dhe me rrathët e kuqe numrat e rremë. /Periskopi/

Shpërndaje në: