Sllovenia njeh patentë-shoferët e Kosovës

Sllovenia njeh patentë-shoferët e Kosovës

Asambleja Nacionale e Sllovenisë ka miratuar ligjin që i njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës, duke hapur rrugë për përdorimin e tyre të plotë në territorin slloven, shkruan Periskopi.

Lajmin  e ka konfirmuar  ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla.

“Sot Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë miratoi ligjin që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës.”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: