‘S’ma ke bërë jetën aq të lehtë, e Malishevës mo” – urimi që Tik-Tokerja mori nga burri i saj

‘S’ma ke bërë jetën aq të lehtë, e Malishevës mo” – urimi që Tik-Tokerja mori nga burri i saj

Një nga çiftet më të dashur dhe më aktivë në rrjetet sociale, Flamuri dhe Armonda, kanë rrëmbyer sërish vëmendjen e ndjekësve.

Këtë herë, arsyeja është një dedikim tejet i ndjerë dhe romantik i Flamurit me rastin e ditëlindjes së Armondës.

Flamuri ka publikuar një fotografi të bukur bardh e zi ku shfaqen të përqafuar, shoqëruar nga një urim që thekson dashurinë e tij të thellë dhe mirënjohjen për partneren.

“Gëzuar ditëlindjen, gruaja ime. Edhe pse ndonjëherë s’ma ke bërë jetën dhe aq të lehtë e dimë të dy,” shkruan ai me shaka, përpara se të vazhdojë me fjalët e ëmbla: “Por e rëndësishmja është se ti je ende drita ime dhe përditshmja ime.”

Dedikimi vazhdon me urime për shëndet, lumturi dhe momente të bukura bashkë, si dhe me një premtim për t’i qëndruar pranë.

Postimi përmbyllet me fjalin e ëmbël: “Të do Burri yt”./Periskopi/

Shpërndaje në: