Sociologu frikëson popullin: Mbane mend, do të ketë luftë shkatërrimtare me Serbinë për ujë

Sociologu frikëson popullin: Mbane mend, do të ketë luftë shkatërrimtare me Serbinë për ujë

Sociologu i madh kosovar me emrin Fadil Maloku ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në të cilin paralajmëron luftë shkatërrimtare me Serbinë.

Ai thotë se shkaktar i kësaj lufte do të jetë uji.

“Jo Lugina e Preshevës, po Ujmani e Trepça do bëhen Ai shkaku kryesor i Betejave” [Luftës së Madhe” shkatërrimtare me Serbinë,” – thotë ai, përcjell Periskopi.

Sidoqoftë, ka një shkarje në deklarimin e tij në Facebook.

Maloku duket se pretendon që luftërat e mëhershme mes Kosovës dhe Serbisë kishin ndodhur shkaku i “arit të zi” ose naftës.

Statusi i plotë:

Luftërat e ardhshme s’do ndodhin më shkaku i “arit të zi” (naftës), po shkaku i ujit!
Mbane në mend;
Jo Lugina e Preshevës, po UJMANI e TREPÇA do bëhen AI shkaku kryesor i “Betejave” (Luftës së madhe) shkatërrimtare me Serbinë!
Natyrish, nëse liberalizimi në ndërkohë nuk e shprazë tërësisht Kosovën…

Shpërndaje në: