Solari flet për të ardhmen e tij te Real Madrid
Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka thënë se ai nuk mund të përgjigjet në pyetjet hipotetike për të ardhmen e tij në Madrid, kur u pyet nëse mund të planifikojë për sezonin e ardhshëm me madrilenët.
E ardhmja e Santiago Solarit në pozitën e trajnerit të Real Madridit është në rrezik, pas tri goditjeve të rënda brenda shtatë ditëve, në Kupën e Mbretit, La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Trajneri argjentinas u emërua në këtë pozitë katër muaj më parë, pas shkarkimit të Julen Lopeteguit.
Lopetegui ishte emëruar në pozitën e trajnerit gjatë verës, pas largimit të Zinedine Zidane, përcjell express. Francezi u largua nga klubi në të njëjtën kohë me Cristiano Ronaldon, i cili u transferua për 112 milionë euro në Juventus.
Ndeshja e fundjavës, mund të jetë e fundit për Solarin në stolin e Los Blancos, i cili ka humbur vendin pas eliminimit nga Champions League, ku u turpërua duke u mposhtur 4-1 në Bernabeu nga Ajaxi.
Gjitha mediat në Spanjë raportojnë se Jose Mourinho ose Zinedine Zidane do të marrë drejtimin e skuadrës sepse Madridi nuk dëshiron të presë deri në fund, edhe pse nuk është se kanë për çfarë të luajnë, duke parë se gjenden 12 pikë prapa Barcelonës në La Liga dhe titulli është pothuajse i pamundur.
“Nuk mund t’u përgjigjem pyetje hipotetike. Është nder t’i shërbej këtij klubi. Do të ta jap të njëjtën përgjigje si në ditën time të parë këtu: më e rëndësishmja është ndeshja e radhës. Këto nuk janë vlerësime që unë duhet t’i bëj”, ka thënë Solari.
“Unë jam trajneri dhe, si të gjithë të tjerët, jam duke e dhënë maksimumin tim. Nuk jemi në momentin më të mirë”.



