Sondazhi i PIPOS me befasi për Prishtinën: Rama e Çeku në balotazh

Sondazhi i PIPOS me befasi për Prishtinën: Rama e Çeku në balotazh

Qendrat e Votimit në mbarë Kosovën ku u votua për zgjedhjen e kryetarëve në 38 komuna, tashmë janë mbyllur.

Në bazë të ekzit pollit të PIPOS, LDK me Përparim Ramën kryeson në kryeqytet me 32 për qind, duke lënë pas kështu dy kandidatët e tjerë  Hajrullah Çekon me 31.57 për qind dhe Uran Ismailin me 26.05 për qind.

Me këtë rezultatet, Prishtina shkon në balotazh me Përparim Ramën nga LDK dhe Hajrulla Çeku nga VV.

Balotazhi për zgjedhjet lokale mbahet më 9 nëntor./Periskopi/

Shpërndaje në: