Sonte Kombëtarja e Shqipërisë luan ndeshjen e tretë të qershorit

Sonte Kombëtarja e Shqipërisë luan ndeshjen e tretë të qershorit

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë sonte ndeshjen e tretë të muajit qershor.

Për dallim nga dy duelet paraprake të këtij muaji, të cilat i luajti në kuadër të Ligës së Kombeve, Kuqezinjtë sonte do ta zhvillojë një ndeshje miqësore pasi Rusia, e cila ishte në grup me “Shqiponjat”, është përjashtuar përfundimisht nga garat për shkak të luftës së nisur në Ukrainë.

Ata do ta presin Estoninë në stadiumin “Air Albania”, ndërsa kjo ndeshje do të fillojë në orën 18:00.

Ekipi i Edy Rejas do të mundohet t’i harrojë paraqitjet dëshpëruese ndaj Islandës dhe kundër Izraelit, në të cilët e mori vetëm një pikë në Ligën B të Ligës së Kombeve, me një fitore eventuale ndaj estonezëve.

Natyrisht, trajneri italian do ta ketë mundësinë që në këtë ndeshje t’i provojë lojtarët që kanë më pak hapësira në ndeshjet me peshë.

Shpërndaje në: