Sorensen takon ministrin e Spanjës, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Sorensen takon ministrin e Spanjës, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është takuar në Madrid me ministrin spanjoll për Punë të Jashtme, BE dhe Bashkëpunim, Jose Manuel Albares.

Sorensen ka shkruar në X se takimi përfshiu “diskutim të thellë mbi dialogun e lehtësuar nga BE-ja” dhe ka shtuar se është mirënjohës për interesin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e fortë të Spanjës për avancimin e procesit të normalizimit.

Ky ishte takim i radhës që Sorensen zhvillon me zyrtarë evropianë për të diskutuar mbi ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë./Periskopi/

Shpërndaje në: