Sot dorëzohet padi ndaj Kuvendit dhe deputetes së VV-së për ‘cenim të dinjitetit’ ndaj personave LGBTIQ+

Sot dorëzohet padi ndaj Kuvendit dhe deputetes së VV-së për ‘cenim të dinjitetit’ ndaj personave LGBTIQ+

Sot një grup organizatash do të dorëzojnë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Kuvendit të Kosovës dhe deputetes së LVV-së, Labinotë Demi Murtezi.

Sipas njoftimit thuhet se Kuvendi dhe deputetja do të paditen për “cenim të dinjitetit, trajtim çnjerëzor apo poshtërues dhe diskriminim ndaj personave LGBTIQ+, në seancën e 16 marsit 2022”.

 

 

“Pas kësaj, në orën 11:30 do të bëhet dorëzimi i Ankesës Kundër Diskriminimit dhe Cënimit të Dinjitetit të Personave LGBTIQ+ gjatë Seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 16 mars 2022 në Institucionin e Avokatit të Popullit. Padia dhe Ankesa dorëzohen me 1 mars 2024 në Ditën Ndërkombëtare Kundër Diskriminimit”, thuhet në njoftim.

Organizatat që do të dorëzojnë padi janë Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova), Qendra për Zvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) , Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe Civil Rights Defenders.

Shpërndaje në: