Sot luhen dy ndeshje të Superligës, vëmendja në Gjilan

Sot luhen dy ndeshje të Superligës, vëmendja në Gjilan

Sot (e martë) do zhvillohen dy super ndeshje në kuadër të xhiros së 14-të së Superligës së Kosovës.

Arbëria pas humbjes në xhiron e fundit ndaj Feronikelit kërkon këndelljen në shtëpi ndaj Gjilanit.

Kurse, Gjilani që nuk di për humbje në 10 xhirot e fundit synon të vazhdojë më rezultatet pozitive.

Derbi do zhvillohet në Gjilan mes kampionit Dritës dhe Feronikelit.

Të dy skuadrat renditën në pjesën e epërme të tabelës dhe synojnë pikët e plota.

Drita është në ndjekje të Ballkanit, derisa Feronikeli renditët në vendin e gjashtë.

Të dy takimet nisin në ora 13:00.

Shpërndaje në: