Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë

Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë

Sot, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq do të përballen me akuza të rënda për pjesëmarrje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës rezultoi me vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të forcave të rendit.

Seanca do të fillojë në orën 09:30./Periskopi

Shpërndaje në: