Sot në Tetovë marshohet në nder të viktimave nga zjarri në spital

Periskopi.com Lajme

Në rrjetin social “Facebook”, Ballistët kanë bërë të ditur se pas namazit të Xhumasë në ora 13:30 nga sheshi Iliria do të marshohet në nder të viktimave që humbën jetën nga zjarri në Tetovë.

Marshi do të jetë paqësor dhe do të fillojë nga sheshi Iliria në qendër të Tetovës dhe do të përfundojë në Spitalin e Tetovës.

Kujtojmë se nga zjarri në spitalin e Tetovës, vdiqën 14 persona dhe 12 të tjerë mbetën me lëndime./zhurnal.mk

Shpërndaje në: