“Sot një litër 1,55 deri në 1,65 euro” – Berjani me një paralajmërim të frikshëm për çmimet e derivateve

“Sot një litër 1,55 deri në 1,65 euro” – Berjani me një paralajmërim të frikshëm për çmimet e derivateve

Çmimet e derivateve të naftës po rriten në të gjithë botën, dhe kjo pritet të ndikojë edhe në Kosovë.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, paralajmëron qytetarët për pasojat e mundshme në tregun vendor.

Sipas tij, situata globale po reflektohet menjëherë edhe tek çmimet në Kosovë.

“Derivatet e naftës janë në tërë globin në rritje, s’mundemi me parashiku sot për nesër. Kjo mund të ndodhë edhe tek ne në Kosovë,” tha Berjani.

Ai bëri të ditur se sot çmimet në Kosovë për diselin janë 1,55–1,65 euro për litër, ndërsa benzina shitet 1,27–1,30 euro për litër.

“Mos të harrojmë se situata në gjithë globin është e njëjtë dhe janë rritë për shkak të luftës,” shtoi ai.

Berjani gjithashtu bëri një krahasim me vendet e rajonit, duke treguar se Kosova nuk është ndër më të shtrenjtat.

“Maqedonia e Veriut e ka akcizën 22 cent më të ulët, për shkak të saj është çmimi atje, përndryshe i kemi çmimet e njëjta. Në krahasim me Serbinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, ne i kemi çmimet më të ulëta në regjion”, tha ai për FrontOnline, përcjell Periskopi.

Ai gjithashtu dha sugjerime për qytetarët për të përballuar rritjen e çmimeve.

“Kur ka çmime të tilla, qytetarët le ta përdorin edhe transportin publik edhe kryhet problem. Kjo situatë mund të zgjatë deri të ketë marrëveshje për ndaljen e luftës” tha Berjani, duke paralajmëruar se kjo situatë mund të zgjasë deri në arritjen e një marrëveshjeje që ndalon konfliktin.

“Lufta i rriti çmimet”, tha Berjani.

Shpërndaje në: