Sot vazhdon seanca e Kuvendit, në rend dite edhe shqyrtimi për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së

Periskopi.com Lajme

Sot Kuvendi i Kosovës mblidhet prapë për të vazhduar punën që mbeti nga seanca e djeshme.

Në rend dite janë shqyrtimi i Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit; shqyrtimi i Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave; shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së.

Opozita kishte thirrur debat parlamentar për shkak të inflacionit, i cili sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tashmë është dyshifror.

Për këtë çështje, dje pati debat mes pozitës dhe opozitës. Kryeministrit Kurti iu kërkua që të ndërmerrte masa, derisa ai tha se  “inflacioni është i importuar”, prandaj Qeveria e Kosovës s’mund të bëjë shumë