Sot vazhdon Superliga – Prishtina luan në shtëpi ndaj Ulpianës, Drita udhëton për tri pikë ndaj Dukagjinit

Sot vazhdon Superliga – Prishtina luan në shtëpi ndaj Ulpianës, Drita udhëton për tri pikë ndaj Dukagjinit

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshje të tjera, të cilat kompletojnë xhiron e shtatë të sezonit.

Kampionët në fuqi nga Prishtina do të luajnë në shtëpinë e tyre, në kërkim të tri pikëve të reja, për të vazhduar ri-ngritjen, shkruan Periskopi. Për të kontestuar tri pikët në Prishtinë vjen skuadra e Ulpianës, e cila në këtë sezon ka marrë vetëm një fitore dhe një barazim.

Në anën tjetër, Drita luan në udhëtim kundër Dukagjinit, në një ndeshje ku gjilanasit shihen si favoritët për fitoren.

Të dyja ndeshjet luhen me fillim nga ora 15:00. /Periskopi/

Shpërndaje në: