Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt në basketboll

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt në basketboll

Sot luhen edhe dy ndeshjet e fundit të fazës së rregullt të sezonit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Takim shumë interesant shihet ai Bashkimit dhe Pejës, ku të dy skuadrat do të japin maksimumin për fitore.

Prizrenasit janë në vendin e parë me 19 fitore e tetë humbje, ndërsa verdhezinjtë kanë 14 fitore e 13 humbje.

Java 28 mbyllet me ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës në Gjakovë, apo finalistëve të Ligës Unike, që kishte përfunduar me triumfin e skuadrës kuqezi.

Vëllaznimi ka 13 fitore e 14 humbje, kurse bardhekaltrit janë në pozitën e tretë me 16 fitore e 11 humbje./Periskopi/

Shpërndaje në: