Southampton nuk ia del me 10 lojtarë – Chelsea merr tri pikë për kreun e tabelës

Southampton nuk ia del me 10 lojtarë – Chelsea merr tri pikë për kreun e tabelës

Chelsea është përkohësisht në krye të tabelës së Premier League.

Skuadra e Chelsea ka shënuar fitore 3:1 në Stamford Bridge, në kuadër të Premier League, përballë Southampton, shkruan Periskopi.

‘Blutë’ ishin në epërsi qysh pas minutës së 9’ të takimit, kur Chalobah shënoi me kokë. Chelsea gjeti golin edhe një herë në minutën e 41’, por VAR anuloi golin.

Në pjesën e dytë, Southampton barazoi në 1:1 me anë të një goli nga penalltia, të cilin e shënoi Ward-Prowse.

Megjithatë, minuta e 77’ e takimit ndryshoi zhvillimin e lojës. Ward-Prowse u ndëshkua me karton të kuq, pas një rishikimi të VAR për ndërhyrjen e tij.

Mbrojtjen e Southampton e theu Timo Werner, i cili në minutën e 84’ shënoi për 2:1, kurse pesë minuta pas tij shënoi Chilwell për rezultatin final 3:1.

Chelsea numëron 16 pikë tani në krye të tabelës, kurse Southampton mbetet me vetëm katër pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: