Spalletti sqaron situatën e Icardit, zbulon një detaj shokues
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka konfirmuar se klubi që ai drejton dhe sulmuesi Mauro Icardi kanë probleme të mëdha.
Por trajneri Spalletti ka thënë se vet Icardi nuk deshi të jetë pjesë e kësaj ndeshje, pasi është i mërzitur me vendimin e bordit të Interit, transmeton Periskopi.

”Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme. Pas kësaj, ne do ta qartësojmë situatën e Icardit”.
”Ishte një vendim i vështirë dhe i dhimbshëm, por i cili u përkrah nga të gjithë dhe u mor për të mirë të Interit dhe ekipit”.
”Unë e ftova, por ai vetë nuk deshi të ishte pjesë e skuadrës. Ishte e vështirë për të, siç ishte për ne ta marrim këtë vendim dhe t’ia kumtojmë”, deklaroi ai. /Periskopi/



