Spanja mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët e përfshirë në luftën e Iranit
Spanja ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për aeroplanët e përfshirë në luftën e Iranit.
Kjo sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përfshin ndalimin e përdorimit të bazave ushtarake Rota dhe Moron, të cilat strehojnë forcat amerikane në Spanjë.
Ndalimi më parë shkaktoi një përplasje midis udhëheqësve të Spanjës dhe presidentit amerikan Donald Trump.
Siç raportohet, masa shtrihet deri në ndalimin e fluturakeve të lidhur me luftën nga fluturimi mbi hapësirën ajrore spanjolle – kështu që, për shembull, kjo mund të përfshijë fluturime ushtarake amerikane që ngrihen nga Mbretëria e Bashkuar ose Franca.
Gazeta spanjolle El Pais raportoi gjithashtu për zhvillimin, duke cituar burime ushtarake.
Si pasojë, vendimi spanjoll detyron aeroplanët ushtarakë amerikanë të anashkalojnë Spanjën gjatë rrugës për në Lindjen e Mesme, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.



