Spanja rihap ambasadën e saj në Teheran

Spanja rihap ambasadën e saj në Teheran

Spanja po rihap ambasadën e saj në Teheran ndërsa “ka një dritare për paqe”, u tha ministri i Jashtëm Jose Manuel Albares, ligjvënësve spanjollë të enjten, mes armëpushimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Që nga fillimi i konfliktit, Spanja është shfaqur si një kritike e ashpër e veprimit ushtarak amerikan në Iran, duke i ndaluar Uashingtonit të përdorë bazat ushtarake spanjolle për ofensivën e saj dhe duke mbajtur një qëndrim më të fortë se aleatët e tjerë evropianë.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i ka etiketuar sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit si “të pamatura dhe të paligjshme”, duke shtuar se vendi i tij “nuk do të ishte bashkëfajtor në diçka që është e keqe për botën”.

Vendimi i Madridit për të dërguar ambasadorin e saj përsëri në Iran shkaktoi kritika të menjëhershme nga Ministri i Jashtëm Izraelit Gideon Sa’ar, i cili e akuzoi atë se është “krah për krah” me një “regjim terrorist”, shkruan CNN./Periskopi

Shpërndaje në: