Specialja nervozon Gucatin: O jo, s’kam parë dëshmitarë shqiptarë

Specialja nervozon Gucatin: O jo, s’kam parë dëshmitarë shqiptarë

Ish-kryetari i OVL’UÇK’së, Hysni Gucati ka deklaruar se në dokumentin e Speciales që kishtë parë, sipas tij nuk figuronte asnjë emër shqiptar si dëshmitar, transmeton Periskopi.

‘’S’kam pa dëshimtarë shqiptarë. Nëse them po shqiptarë, i bie që po. Gjuhën shqipe e di se nanë e babë e kam shqiptar. Thirreni një gjuhëtar edhe ua sqaron fjalën time ‘jO’ shumë mirë’’, tha Gucati gjatë seancës.

Ndërkohë, më herët Gucati theksoi se në atë dokument të protokoluar kishte parë emra të dëshmitarave serbë dhe dëshmi të tyre, por nuk i kishte lexuar./PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: