S’përmbahet Ramush Haradinaj: Askush s’guxon t’i mëshojë policit të Kosovës, burgosini ata bandita

S’përmbahet Ramush Haradinaj: Askush s’guxon t’i mëshojë policit të Kosovës, burgosini ata bandita

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook në lidhje me situatën në veri.

Me shumë të drejtë, Haradinaj ka kërkuar që të burgosen “huliganët dhe  banditët që kanë ngre dorë ndaj policit të Kosovës.”

“Secili që sulmon policinë e Kosovës dhe e prish rendin publik, duhet ta marrë dënimin e merituar.” – ka thënë z. Haradinaj, përcjell Periskopi.

Ai i ka kërkuar Qeverisë që të sqarojë opinionin publik për “përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve” duke e lidhur me fushatën zgjedhore.

“Në mbështetje të Policisë së Kosovës,” – është shprehur z. Haradinaj.

Statusi i plotë:

Askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj policit të Kosovës. Huliganët dhe banditët duhet të burgosën dhe shteti duhet të jetë i pakompromis ndaj tyre. Secili që sulmon policinë e Kosovës dhe e prish rendin publik, duhet ta marrë dënimin e merituar.

Ne duam të besojmë që aksionet e sotme, të kenë qenë pjesë e planit të rregullt operativ të policisë në ndjekje të krimit. Veç se qeveria e ka për detyrë ta sqarojë edhe opinionin publik edhe veten, për përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve.

Nëse është e mundshme duhet të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale.

Në mbështetje të Policisë së Kosovës.

RH

Shpërndaje në: