Spineri më i shtrenjtë në botë, ja çfarë ka të veçantë (Foto)

Spineri më i shtrenjtë në botë, ja çfarë ka të veçantë (Foto)

Ato janë me ngjyra të ndryshme e modele të ndryshme, por ja ku vjen spineri më i veçantë nga të gjithë ata që keni parë deri tani.

Veçantia e këtij spineri nuk është te ngjyra e as forma, por sepse kushton plot 13 mijë paund, më i shtrenjti deri më tani.

Firma ruse e bizhuterive luksoze, Caviar, ka menduar t’i japë kësaj loje një tjetër vlerë, duke krijuar një spiner të tërë prej ari.

Spineri, i cila ka një “prodhim të limituar”, do të jetë shumë shpejt në vitrinat e dyqaneve. Firma ruse Caviar, është mjaft e njohur për një sërë produktesh eklektike.

Ajo ka shituar iPhone me temën e Vladimir Putin, si dhe një edicion special për këllëf të iPhone 7 për Donald Trump.

Shpërndaje në: