S’pritet të ketë festë me goma – Njëjtë si Kurti, edhe Konjufca është minus me vota

S’pritet të ketë festë me goma – Njëjtë si Kurti, edhe Konjufca është minus me vota

“JO, JO JO”, janë përgjigjet e partive politike për Lëvizjen Vetëvendosje.

Edhe pse ka mbetur edhe një ditë kohë që Glauk Konjufca ta prezantojë përbërjen e re të Kuvendit të qeverisë, por nga Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka sinjale se ai do të marrë mandatin për formimin e ekzekutivit.

“Nuk ka kërkesë për seancë”, ka bërë të ditur Sekretari i Kuvendit Arben Loshi.

Pavarësishtë tentativave të VV’së, megjithatë mundi i tyre mesa duke po shkon huq, raporton Periskopi.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka deklaruar se është kontaktuar nga vet Glauk Konjufca për t’u takuar, por që nuk ka pranuar.

Ai ka thënë se qëndrimi i tyre si parti nuk qëndron.

“Kanë kërkuar, zotri Konjufca për komunikim ose nga zyra e tij, ka pasur kërkesa për takim, por nuk e shohim që me shku në takime ta zëmë si ajo shprehja “Qitma votën si vëlla se e du Kosovën, Kosovën nuk është që e do vetëm një të gjithë e duam dikush më shumë ndoshta”, ka deklaruar Haradinaj.

“Por nuk ka diçka serioze në qasjen e tyre, nëse do të kishte ndonjë propozim e dini qëndrimin tonë, por nuk ka pasur një propozim bashkëpunimi apo ndarje e përgjegjësive, dua të jem i sinqertë. Nuk jam takuar dhe nuk kam plan të takohem me pi kafe”, shtoi ai.

E, Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së postit të kryetarit, u shpreh po ashtu se nuk ka ndryshim të partisë edhe pas mandatimit të Konjufcës.

“Kërkesa ime ka qenë që të nesërmen ta ftojnë seancën, sepse sikur ta kishin thirr nesër, sikur ta ftojnë me 19, kur e kanë afatin e fundit, rezultati dihet, kanë me dështu. Nuk kanë asnjë mundësi me kriju një qeveri të re Lëvizja Vetëvendosje”, u shpreh ai.

E, Lutfi Haziri, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, konfirmoi edhe njëherë që partia e vet nuk jep votë për një qeveri të Vetëvendosjes, përkatësisht tash të Glauk Konjufcës si të mandatuar të radhës.

Haziri e sheh “pak të besueshme” që Glauk Konjufca, ndryshe nga Albin Kurti, të arrijë të bëjë numra për qeveri të re.

“Kosova ka hy në një krizë të gjatë dhe Kosova nuk ka më as Kuvend e as Qeveri. Rasti i konstituimit të Kuvendit është në Gjykatë Kushtetuese e jemi në proces të hapur për zgjedhje të përgjithshme. Mandatari i parë, kryeministri në detyrë, nuk arriti me formu Qeveri. Pak e besueshme që zëvendësi i tij mundet si mandatar me ndërtu një Qeveri me formulën e njëjtë, me emrat e njëjtë, me një ndërrim të vetëm, pa bashkëpunim me parti politike, me deputetët e njëjtë”, tha Haziri për “Kallxo.com”.

“E befasuar”, u shpreh edhe Vjosa Osmani për vonimin për t’u mbledhur sërish Kuvendi.

Ajo para mediave u shpreh se ishte optimiste që seanca ku do të votohej për mandatarin e dytë për kryeministër do të thirrej më herët.

Para gazetarëve, Osmani ka vlerësuar se ajo duhet të thirret në përputhje me Kushtetutën.

“Siç e dini, ftesa për seancë mund të bëhet edhe si seancë e jashtëzakonshme me 40 nënshkrime të deputetëve, dhe jam e bindur që do të ftohet me kohë, në mënyrë që të respektohen afatet kushtetuese. Në anën tjetër, unë nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë rezultati i votimit. Me rëndësi është që seanca të ftohet brenda atij afati. Më pas është në duart e deputetëve dhe të partive politike se çfarë diskutojnë mes vete; këto janë procese në të cilat nuk kam ndërhyrë më herët dhe as tani”, ka thënë Osmani.

Shpërndaje në: