Shpërthimi shokues i Donny van de Beek pasi Solskjaer vendosi ta inkuadrojë në lojë Fred dhe jo atë

Shpërthimi shokues i Donny van de Beek pasi Solskjaer vendosi ta inkuadrojë në lojë Fred dhe jo atë

Fansat e Manchester Unitedit vunë re reagimin frustrues të Donny van de Beek, i cili hodhi çamçakëzin në banën rezervë, gjatë fitores 2-1 kundër Villarrealit të mërkurën.

Mesfushori holandez ishte zëvendësues i papërdorur, derisa goli i vonshëm i Cristiano Ronaldos ia siguroi një fitore me përmbysje ‘Djajve të Kuq’, transmeton Periskopi.

Derisa Unitedi ndiqte golin, Solskjaer fillimisht vendosi ta inkuadronte Nemanja Maticin në mesfushë.

Ai pastaj menjëherë pastaj vendosi të bënte një tjetër zëvendësim në qendër të mesfushës.

Por në vend se ta inkuadronte mesfushorin me tipare sulmuese, Van de Beek, Solskjaer shkoi për Fred.

Vendimi i tij nxiti një reagim frustrues nga Van de Beek, i cili u desh të qetësohej nga bashkëlojtarët që ishin ulur afër tij.

Jo i lumtur me vendimin, Van de Beek u pa duke hedhur çamçakëzin në drejtim të Solskjaerit dhe Fred. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: