Rama i përgjigjet komentuesit që i tha “mos e bëj me detyrim vaksinën”

Rama i përgjigjet komentuesit që i tha “mos e bëj me detyrim vaksinën”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ia ktheu komentin një personi në rrjetet sociale, i cili i tha atij të mos e bëj vaksinimin me detyrim për studentët.

Rama iu përgjigj komentuesit i cili i tha se për shkak të detyrimit, studentët po e blejnë certifikatën e vaksinimit.

Kryeministri ia përmendi personit në fjalë situatën në vendet e tjera të botës ku vaksina poashtu është e detyrueshme, dhe i thotë se nuk ka të bëjë me lojë.

Në fund, Rama e këshilloi komentuesin të mos dëgjojë ‘marrëzitë’ që thuhen.

“O Edi mos e bej me detyrim vaksinën se i fike studentët duke e blere 100 euro certifikatën e vaksinimit. Me këtë tutel po pasuron nji pjesë të atyre që sot merren me vaksinimin duke mos arritur qëllimin real të vaksinimit”, tha komentuesi.

“Po mire o djalë po tërë bota qe nuk të lë të hysh asgjëkundi pa treguar certifikatën e vaksinimit janë budallenj apo janë çmendur të gjitha qeveritë e planetit dhe kanë përveshur mëngët te marrin në qafe njerëz?! Po si mendon ti janë çmendur fare fare edhe të gjitha mediat e gazetaret serioze të botes që nuk e nxjerrin këtë sekret të madh, të cilin e paskan zbuluar ca njerëz që nuk kane lidhje as me shkencën, as me shkollën, as me dijen?! Po si është e mundur që kur shkojnë në spital pastaj vuajnë e humbin jetën pikërisht ata që nuk janë vaksinuar apo edhe kjo është lojë thuaj?! Jo o mik jo, nuk është lojë kjo dhe nuk luhet me jetën si me skedinën e futbollit, po i vihet gishti kokës e nuk dëgjohen tallagjaret e marrëzise njerëzore qe nuk dine  çfare flasin, po dëgjohet shkenca që shpëton njerëz e sheron njerëz”, ishte përgjigja e Ramës, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në: