Stadiumi i ri i Beshiktash-it do të hapet më 10 prill

Stadiumi i ri i Beshiktash-it do të hapet më 10 prill

Stadiumi i ri në Stamboll dhe shtëpia e gjigantit të futbollit Beshiktash, Vodafone Arena do të hapet më 10 prill të këtij viti.

Presidenti i Beshiktashit, Fikret Orman dhe kreu i Bordit Ekzekutiv të Vodafone Turqi Gokhan Ogut këtë mëngjes në Stamboll mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp, ku thanë se në ceremoninë solemne të hapjes së stadiumit të ri të do të marrin pjesë zyrtarë të lartë politikë dhe sportive të Turqisë.

“Erdhi koha të kthehemi në shtëpi. Ceremonia solemne e hapjes së Vodafone Arena do të organizohet më 10 prill, kurse një ditë më vonë do të luajmë ndeshjen e parë kundër rivalit Bursaspor”, tha kreu i Beshiktash-it Fikret Orman.

Stadiumi i ri Vodafone Arena është ndërtuar në vendin e stadiumit të vjetër të Beshiktashit – Inonu. Ndërtimi i njërit nga stadionet më të mira evropiane filloi në qershor të vitit 2013, kur Beshiktashi ndeshjet e saj i luante në stadiumet tjera në Stamboll dhe Ankara.

Stadiumi i ri në Stamboll do të ketë kapacitet prej më shumë se 43.000 spektatorë dhe është një kompleks multi-funksional sportiv.

Shpërndaje në: