Stafit të spitaleve iu ndalohet t’i thërrasin pacientët me emra përkëdhelës kafshësh

Stafit të spitaleve iu ndalohet t’i thërrasin pacientët me emra përkëdhelës kafshësh

Infermierët dhe mjekët në spitalet irlandeze nuk duhet t’i thërrasin më pacientët me emra përkëdhelës të kafshëve shtëpiake si “i dashur, çikë, djalë, sipas rekomandimeve të reja.

Stafi duhet në vend të kësaj t’iu referohet pacientëve me emrat e parë në kuadër të përpjekjes për ta bërë trajtimin të qendërzuar kah personi, shkruan Periskopi.

Ekzekutivi i Shërbimeve Shëndetësore iu ka bërë të ditur stafit poashtu që të shmangin përdorimin e numrave të shtratit apo të diagnozës për pacientët.

Sipas një konsulenti të oftalmologjisë në Dublin, kjo do të thoshte se “korrektësia politike ka shkuar për çmenduri”.

Sipas një raporti të publikuar javën e kaluar, aftësitë komunikuese të stafit mund të kenë impakt tepër të madh në vetë gjendjen shëndetësore dhe në përvojat e pacientëve dhe familjarëve të tyre.

Shpërndaje në: