Stambolli në festë, Galatasaray mposht Liverpoolin
Tifozët e kampionit të Turqisë, Galatasarayt, kanë bërë presion gjatë 90 minutave e më pas kanë festuar me pasion.
Skuadra e tyre e zemrës shënoi fitore shumë të madhe në Ligën e Kampionëve.
Galata fitoi 1:0 ndaj kampionit në fuqi të Anglisë, Liverpoolit. Ndeshja e xhiros së dytë të fazës së ligës së Championsit u zhvillua në stadiumin “Ali Sami Yen”.
Sfida e zjarrtë u vendos në minutën e 16-të. Victor Osimhen shënoi golin e vlefshëm me goditje nga pika e bardhë. Penalltia u shkaktua për ndërhyrje të palejuar ndaj Barish Yilmazit.
Skuadra e madhe angleze më pas nuk ndali përpjekjet për barazim, por pa sukses. Të përkrahur fuqishëm nga tribunat, lojtarët e Galatasarayt ia dolën të mbajnë epërsinë deri në fund.
Në minutën e 89-të arbitri dha penallti për Liverpoolin, për ndërhyrje të palejuar në zonën e skuadrës turke. Por pas rishikimit të VAR-it u vlerësua se nuk kishte ndërhyrje dhe vendimi u anulua.
Liverpooli në xhiron e parë shënoi fitore të vështirë, 3:2, ndaj Atletico Madridit. Por nga Stambolli u largua duarthatë, ndonëse Galata në ndeshjen e parë kishte humbur thellë, 5:1, nga Eintracht Frankfurti në Gjermani./Periskopi/



