Sterling e ngacmon portierin e Kosovës pas ndeshjes

Sterling e ngacmon portierin e Kosovës pas ndeshjes

Kosova mbrëmë luajti ndeshjen më të rëndësishme në histori. Megjithëse pësuan humbje, “dardanët” zhvilluan një lojë të bukur që nuk është pritur ta bëjnë pikërisht kundër kampionit të njëfisht të botës.

Në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 5-3 për anglezët, Kosova kaloi në avantazh qysh në minutën e parë me golin e Valon Berishës. Sulmuesi i Manchester Cityt, Rahem Sterling ishte ai që e barazoi rezultatin në minutën e tetë.

Pas ndeshjes, Sterling e ka ngacmuar portierin e Kosovës, Arijanet Muriç. Sulmuesi këmbëshpejtë duke qeshur bëri me kokë veprimin si te goli që ia shënoi Muriçit, duke u përshëndetur më pas ngrohtësisht me portierin e Kosovës.

Sterling e Muriç deri para pak kohësh ishin bashkëlojtarë te Manchester City. Duket se ata i kanë ruajtur raportet e mira edhe pas largimit të Muriçit nga ekipi i Guardiolës.

Shpërndaje në: