Stjuardesa akuza për Elon Musk: Më kërkoi seks gjatë masazhit, më ofroi 250 mijë euro ta mbyll gojën

Periskopi.com Lajme

Miliarderi amerikan Elon Musk kishte kërkuar të ketë marrëdhënie seksuale me një punonjësve të Space X, të cilës i ka paguar 250 mijë dollarë që të mos flet për këtë çështje në publik.

Megjithatë një gjë e tillë është zbuluar. Orëve të fundit, Musk ka shkruar në Twitter për sulmet “politike” që po i bëhen, duke pranuar se është i dhënë pas Partisë Republikane, transmeton Telegrafi.

E stjuardesa e SpaceX ka thënë se Elon Musk i kishte kërkuar seks – duke e dëshmuar këtë edhe me dokumente. Madje kompania kishte paguar 250 mijë dollarë që ta heshtë atë.

Stjuardesa ka theksuar se Musk i kishte kërkuar “të bëjë më shumë”, gjatë masazhit. Miliarderi ia kishte treguar organin gjenital – duke i thënë se do t’i blejë një kalë.

E pasi që e kishte raportuar rastin në SpaceX, kompania e Musk i kishte paguar 250 mijë dollarë si pjesë e një marrëveshje që do ta blinte heshtjen e saj.