Stoli në vlerë të 10 milionë eurove vidhen në dyqanin Bulgari në Paris

Stoli në vlerë të 10 milionë eurove vidhen në dyqanin Bulgari në Paris

Një grup hajnash u futën në një dyqan të kompanisë për bizhuteri luksoze, Bulgari, në Paris, duke u larguar me stoli në vlerë të 10 milionë eurove. Policia nisi një aksion të kërkimit dhe arriti të kapë dy të dyshuar.

Tre persona të armatosur e plaçkitën dyqanin e rinovuar së voni në Place Vendome, në qendër të Parisit, pak minuta pas mesditës së të martës, tha policia franceze.

Tre të dyshuar u larguan me një veturë të tipit BMW me ngjyrë hiri, ndërsa katër bashkëpunëtorë të tyre u arratisën me motoçikleta. Policia e qëlloi me armë veturën, duke i detyruar të dyshuarit që të përpiqen për t’u arratisur në këmbë.

Një burim i afërt me hetimet tha se hajnat vodhën stoli në vlerë të 10 milionë eurove nga dyqani luksoz, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, dyqanet e stolive në Paris janë përballur me një varg plaçkitjesh të armatosura në muajt e fundit, ndërsa tema e sigurisë pritet të jetë me peshë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022.

Shpërndaje në: