Studentët francez e nervozojnë Daçiq, ia thonë në fytyrë: Pse Serbia bëri gjenocid në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq është përplasur fort sot me studentët francëz gjatë një debati në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Ai ka thënë se nuk është opsion që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se situata e tanishme “frenon” përparimin edhe të Beogradit edhe të Prishtinës në rrugën e tyre drejt BE-së.

Sipas tij, duhet zgjidhje politike për këtë problem, i cili do të merr për bazë interesat e të dy popujve.

Duke folur para studentëve të organizatës Burgonj Ballkan Express të Fakultetit të Shkencave Politike në Paris, Daçiq ka theksuar se është e nevojshme zgjidhje kompromisi, jo e imponuar, transmeton Ballkani.info.

“Në bisedë me ta, e ka vërejtur se disa prej tyre nuk janë të informuar me faktet historike dhe se bazohen në propagandën e cila bëhet kundër Serbisë”, raporton MPJ e Serbisë.

Para se studentët t’i bënin pyetje në lidhje me Kosovën, raportet e Serbisë me Rusinë, por edhe për atë se a ka kryer gjenocid Serbia, Daçiq ka thënë se ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial i vendit është qëllimi kryesor i politikës së jashtme.

Përveç kësaj, ka shtuar ai, qëllim është edhe anëtarësimi në BE, megjithatë ka shtuar se Serbia në këtë rrugë përpara e ka kapitullin 35-të me të cilin matet përparimi në dialog me Kosovën.

Ai ka thënë se Kosova në vitin 2008 e ka shpallur njënashëm pavarësinë.

“Nëse ndarja legjitimohet si parim, secili vend mund të jetë në rrezik. Shiheni Spanjnën. E keni situatën në Kataloni e cila dëshiron të ndahet në të njëjtën rrugë si Kosova. Disa vende e kanë pranuar Kosovën, kurse në rastin e Spanjës nuk e lejojnë një akt të tillë të njënashëm, sepse Spanja është në BE”, ka thënë ai.

Daçiq ka thënë se shqiptarët e kanë shtetin e tyre – Shqipërinë, dhe ka pyetur se a ekziston diku në botë që një popull t’i ketë dy shtete.

Më pas Daçiq është nevozuar shumë pasi që është pyetur për gjenocidin që e ka bërë Serbia në Kosovë. Ai ka reaguar ashpër, duke thënë se Serbia nuk ka kryer gjenocid. Sipas tij, kjo është pyetje e pavend, sidomos duke pas parasysh viktimat serbe gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

“Kjo tregon se sa shumë jeni të indoktrinuar dhe që nuk mendoni në mënyrë racionale”, është përgjigjur me nervozizëm ai dhe ka pyetur se “a kanë kryer serbët gjenocid kundër vetvetës”.

Shpërndaje në: