Studentët s’pranojnë të largohen pa shkarkimin e Xhevat Krasniqit, intervenon Njësia Speciale
Njësia Speciale e Kosovës i ka larguar protestuesit të cilit e kishin bllokuar derën e hyrjes së Rektoratit, duke kërkuar shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi, raporton EO.
Pavarësisht kërkesave të policisë protestuesit të lironin derën, ata nuk pranuan duke u shprehur se nuk do të largohen pa vendimin për shkarkim të profesorit në fjalë.
Protestuesit e kanë bllokuar derën e objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, pasi Këshilli i Etikës në mbledhjen e së mërkurës nuk mori ndonjë vendim në lidhje me denoncimet e studenteve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshilli të Etikës, studentët kanë bllokuar për rreh një orë derën e objektit duke mos lejuar as kënd që të hyje e të dal nga objekti.