Studim: A është e gatshme Zvicra të vendosë për katër ditë pune dhe tri ditë pushim
Studim për të ekzaminuar fizibilitetin e një jave pune katërditore të nisur në Zvicër.
Projekti pilot, që do të kryhet nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Bernës, së bashku me një organizatë jofitimprurëse, Java 4-ditore dhe një numër kompanish zvicerane, do të testojë qëndrueshmërinë e një jave të shkurtër pune,
Arsyeja, sipas ekspertëve, është se java e zakonshme e punës pesëditore e Zvicrës, 42 orë plus, rrit nivelet e stresit te një numër në rritje i punonjësve.
Autorët e studimit vlerësojnë “potencialin ekonomik” nga reduktimi i stresit të lidhur me punën në 6.5 miliardë franga, përcjell albinfo.ch.
Nuk është hera e parë që ngrihet kjo çështje në Zvicër: në vitin 2022, ndërkohë që ideja kishte fituar mbështetje nga deputetët e majtë, ekonomistët argumentuan se bizneset dhe jo shteti duhet të marrë vendime lidhur me orarin e punës.
Projekti pilot do të zgjasë gjashtë muaj.