Studimi i KDI-së: Vetëvendosje del e para, PDK e dyta, LDK e treta (Foto)

Studimi i KDI-së: Vetëvendosje del e para, PDK e dyta, LDK e treta (Foto)

Sipas këtij studimi, del se në zgjedhjet e ardhshme, të rinjtë ndërmjet moshës 17-21 vjeç do të votojnë me 27 për qind për Vetëvendosjen, ndërsa 20 për qind për PDK-në, 13 për qind për LDK-në, duke pasuar me partitë tjera.

Ndërsa, 18 për qind e të anketuarve kanë refuzuar të përgjigjen.

“Në studimin e publikuar sot, nga KDI. Ndër të tjera; të rinjtë ndërmjet moshës 17 dhe 21 vjeçare kanë deklaruar se nëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbaheshin nesër, do të votonin për këto parti politike: Lëvizja VETËVENDOSJE! 27%; Partia Demokratike e Kosovës (20%); Lidhja Demokratike e Kosovës (13%); Aleanca Kosova e Re (7%); Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (7%), Nisma për Kosovën (3%) si dhe Lista Serbe (3%). Një numër i madh i të anketuarve prej 18% kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjen se për cilën parti politike do të votonin në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, duke prezantuar këtë studim. /Periskopi/

15665899_10209341037621071_5967748561316013632_n

Shpërndaje në: