Studimi: Nëse keni shumë kohë të lirë do ta ulni nivelin e mirëqenies

Studimi: Nëse keni shumë kohë të lirë do ta ulni nivelin e mirëqenies

Mësimi i Goldilocks, që dikush mund të teprohet edhe me gjëra të mira, edhe kur vjen puna te madhësia e karriges ta zëmë, është aplikuar që nga fusha e astrobiologjisë e deri te ekonomia. Tash, duket se na e qeveris edhe kohën tonë të lirë.

Hulumtuesit kanë gjetur se ndërsa nivelet e mirëqenies subjektive mund të rriten ndërsa rritet koha e lirë, trendi nuk mbahet në atë vijë për nivele shumë të larta të pushimit.

“Kënaqësia është koha jo shumë e madhe e kohës së lirë,” tha Dr. Marissa Sharif, bashkautore e studimit nga Universiteti i Pensilvanisë. “Ne gjetëm që të kesh shumë kohë të lirë lidhet me mirëqenie më të ulët subjektive për shkak të sensit që mungon produktiviteti dhe qëllimi.” – shtoi ajo, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

Duke shkruar në Revistën e Psikologjisë Sociale dhe Personalitetit, Sharif dhe kolegët e saj raportuan se si kishin analizuar rezultatet nga dy studime të shkallët së gjerë që përfshinin 35 mijë njerëz.

Andrew Oswald, një profesor i ekonomisë që nuk ishte i përfshirë në studim e mbështeti hulumtimin.

“Ky është një studim i vlefshëm sepse ofron gjithë ato lloje të evidencave statistikore për një ide shumë intuitive: qeniet njerëzore nuk pëlqejnë të kenë shumë kohë të lirë.” /Periskopi

Shpërndaje në: