Sukses i jashtëzakonshëm, Astera Tuhina në Top 5 të Evropianit

Sukses i jashtëzakonshëm, Astera Tuhina në Top 5 të Evropianit

Ka përfunduar Kampionati Evropian për Shtete të Vogla në Qipro, ku një sukses të jashtëzakonshëm ka arritur basketbollistja e talentuar kosovare, Astera Tuhina, që ka hyrë në Top 5 të Evropianit.

Kosova arriti një fitore e tri humbje, ndërsa Qipro siguroi titullin me katër fitore.

Në Top 5 kanë hyrë edhe Stine Austgulen e Norvegjisë, Eleni Pilakouta dhe Veatriki Akathiotou të Qipros dhe Stephanie De Martino e Maltës. Eleni Pilakouta është zgjedhur MVP.

Astera kishte mesatare prej 11 pikëve për ndeshje, shtatë kërcimeve dhe 5.3 asistimeve.

Tuhina është 17-vjeçare dhe një nga shpresat e basketbollit të Kosovës.

Shpërndaje në: