Sulm në gazetën më të madhe holandeze

Sulm në gazetën më të madhe holandeze

Një furgon ka goditur hyrjen kryesore të ndërtesës ku ndodhet gazeta më e madhe holandeze në Amsterdam, “De Telegraaf”.

Media prestigjoze e ka quajtur ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit si një akt të qëllimshëm

Ndërkohë, sipas policisë holandeze, bëhet fjalë për një “akt të qëllimshëm”.

“De Telegraaf” garanton lexuesit se “Nuk do të na frikësojnë ky akt.

Ngjarja është komentuar edhe nga kryeministri holandez Mark Rutte.

“Ky akt i qëllimshëm kundër ‘de Telegraaf’-it, është një goditje ndaj lirisë së shtypit dhe demokracisë holandeze. Ka akoma zona të errëta, por ne do të qëndrojmë vigjilentë dhe policia po bën gjithçka për të ndaluar autorët”, ka shkruar në “Tëitter”.<(TemA)

Shpërndaje në: