Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, FBI-ja zbarkon në Tiranë

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, FBI-ja zbarkon në Tiranë

Sulmi masiv kibernetik ndaj Shqipërisë, duket se është një çështje shumë serioze, aq sa dhe një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimet për zbulimin e autorësisë së këtij sulmi.

Zv. Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një prononcim për mediat nga Vlora tha se vendi po merr masat përkatëse për t’u përballur me sulme të kësaj natyre edhe në të ardhmen.

“Ne e kemi tejkaluar. Kemi pasur një mbështetje nga grupi i microsoft, dhe shërbimet janë kthyer. Ka zgjatur 14 ditë, por që në ditën e  4 kemi nisur rikthimin. Ka qenë sulm masiv, jo nga adoleshentë amatorë, por ka pasur një sulm të mirëorganizuar. Megjithatë, me punën nga AKSHI dhe me mbështetjen e partnerëve tanë, amerikanë dhe evropian, sidomos falë edhe një dislokim të FB-së, do ketë një investigim të thellë. Po marrim masat. Do na japin të dhënat si ka ndodhur sulmi, nga ku ka ardhur. Kemi qenë të kujdesshëm me publik se është kërkuar nga grupi që të jemi sa më hermetik. Po punojmë akoma më tepër. Kërkojmë mirëkuptimin e çdo qytetari. Sulmet kibernetike nuk rreshtin. Ne po punojmë për fortifikimin e sistemeve tona”, tha Balluku.

Shpërndaje në: