Sulmohet një polic në Fushë Kosovë, i dyshuari lirohet pas intervistimit
Një polic është sulmuar nga një person në Fushë Kosovë.
Të dy kanë pranuar tretman mjekësor, dhe i dyshuari është liruar pas intervistimit.
Njoftimi:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Rexhep Mala, Fushë Kosovë / 13.08.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Zyrtari policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Periskopi/



