Super lajm për Kosovën, lëndohet ylli kryesor i Bullgarisë
Ylli i Bullgarisë, Kiril Despodov do të mungojë në dy ndeshjet e para të kualifikimeve për EURO 2020, ndaj Malit të Zi dhe Kosovës, për shkak të një lëndimi.
Despodov ishte zgjedhur si lojtari më i mirë bullgar vitin e kaluar, por fatmirësisht për Kosovën ai nuk do mund të rikuperohet plotësisht, pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundit me Cagliarin.
Trajneri Petar Hubchev ka mbetur i zhgënjyer nga kjo mungesë, pasi anësori i Cagliarit u detyrua ta lë edhe kampin stërvitor dhe të kthehet në Itali, përcjell Periskopi.

22-vjeçari i ka bërë 26 paraqitje gjatë këtij sezoni, gjatë të cilave ai është treguar mjaft vendimtar. Despodovi i ka shënuar 10 gola dhe i ka asistuar 11 të tjera gjatë këtij sezoni.
Pjesën e parë të sezonit e kaloi me CSKA Sofian, ndërsa më 30 janar të këtij viti e siguroi transferimin në Serie A, për rreth 5 milionë euro.
Kosova luan me Bullgarinë më 25 mars, me fillim nga ora 20:45 në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’, ndeshja e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2020. /Periskopi/



