‘Superclasico’ i takon River Plates – Boca Juniors nuk mbahet dot me 10 lojtarë, Rojo figura tragjike

‘Superclasico’ i takon River Plates – Boca Juniors nuk mbahet dot me 10 lojtarë, Rojo figura tragjike

River Plate e ka fituar Superclasicon ndaj Boca Juniors.

Ndeshja më e rëndësishme e futbollit në Argjentinë i ka takuar skuadrës së River Plate, e cila ka fituar me rezultatin 2:1, shkruan Periskopi.

Figura tragjike e kësaj mbrëmje ishte Marcos Rojo, i cili brenda një minuti mori dy kartona të verdhë dhe e la skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Kurse, në anën tjetër, heroi i mbrëmjes ishte Alvarez J, i cili shënoi dy gola për skuadrën e River Plate.

Goli i parë erdhi në minutën e 25’, kurse i njëjti shënoi edhe një herë dy minuta para fundit të pjesës së parë.

River Plate administroi mirë rezultatin deri në fund të takimit, duke shfrytëzuar mirë epërsinë numerike në fushë.

Krejt çka Boca arriti ishte një gol në minutën e fundit të ndeshjes, me anë të Zambrano.

Me këtë fitore, River Plate ngritët në 30 pikë pas 14 ndeshjeve, kurse Boca Juniors mbetet me 21 pikë në pozitën e nëntë. /Periskopi/

Shpërndaje në: